E mitura që u raportua e zhdukur gjendet duke bashkëjetuar me një burrë, prizrenasi arrestohet nga policia

Një e mitur që ishte raportuar e zhdukur tri ditë më parë është gjetur duke bashkëjetuar me një person të moshës madhore në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se i njëjti është arrestuar, ndërsa viktima është kthyer tek prindërit e saj.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren,07.12.2023-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në shtëpinë e tij është gjetur e mitura femër kosovare e cila më 05.12.2023 është raportuar si person i zhdukur. Pas intervistimit, me dëshirën e saj viktima është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Nuk takohen, por Rama thotë se debatet me Kurtin i bëjnë në Whatsapp