E mitura nga Shtimja tentoi t’i jap fund jetës duke pirë kiselinë

Një 16 vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke konsumuar kiselinë, mbrëmjen e 2 janarit, në Shtime. Ende nuk dihet motivi që ka shtyrë të miturën, që të tentoj të vetëvritej, shkruan Insajderi.

E mitura ishte dërguar menjëherë në spitalin e Ferizajt dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas intervenimit të menjëhershëm të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt, të cilët thanë se 16 vjeçarja ishte sjelle nga familjaret ne QKMF e Shtimës, pasi dyshohet se kishte konsumuar preparate kimike.

“Me datën 02.01.2023 rreth orës 23:00 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion nga QKMF në Shtime se është sjellë nga familjarët e saj një person femër e moshës 16 vjeçare. Policët hetues i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nga informatat e para kanë mësuar se e njëjta dyshohet se ka konsumuar preparate kimike”

“Ajo pas ndihmës së parë në QKMF në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohet në gjendje stabile jashtë rrezikut për jetë. Është njoftuar prokurori kujdestar nga PTH-Ferizaj Rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Insajderit.

Lexo edhe:  Vdes veprimtari i çështjes kombëtare Azem Makolli – Hertica