E mitura e shkelë me veturë një këmbësore në Prishtinë
Një e mitur dyshohet se sa ishte duke vozitur e ka goditur një këmbësore në trotuar, të shtunën në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima ka lënduar këmbën.
” Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.