“E kam shit veten” – Edona James tregon si arriti t’i mbledh 100 mijë euro për ndërhyrjet kirurgjike

Transgjinorja Edona James, e ftuar për një intervistë në ‘Prive’ ka treguar vështirësitë që ajo ka kaluar për të kryer ndërhyrjet kirurgjike dhe ta ndryshojë pamjen.

Edona, ka treguar që ka punuar eskortë për ta ndryshuar gjininë dhe së çmimin i operacionit ka qenë 100 mijë euro, shkruan lajmi.net.

“Unë kam punuar eskortë, e kam shit veten dhe së kam bërë së më pëlqen por e kam bërë sepse nuk kam pas tjera mundësi për t’i bërë 100 mijë euro”, ka thënë Edona.

Edona ka thënë gjithashtu së nuk ishte e lehtë për të të punonte si eskortë.

“Gjatë asaj periudhe kom punuar si eskortë, për t’i mbledhur paratë e operacionit. Normalisht më vinte zor, një shoqe ma ofroi si mundësi. Ka pas periudha që ka shkuar edhe deri tek marrëdhënia, unë e kam thënë gjithmonë. Ka pas periudha kur kam pas marrëdhënie me dikë”, ka shtuar më tej Edona.

Lexo edhe:  Me Luizin apo Kristin, me kë ka inat më shumë? Përgjigjet Maestro