“E kam ditur se është e pafytyrë”, Edona reagon ashpër ndaj Santianës  

Transgjinorja Edona James ishte njëra ndër katër finalistët e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip Kosova’, e cila arriti që të bëj per vete publikun me humorin e saj.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Edona është futur live në rrjetin social TikTok ku ka folur rreth eksperiencës së saj në Big Brother.

E njëjta thekson se ka raporte të mira thuajse me të gjithë konkurrentët që kanë qenë në shtëpi. Por, Edona shton që me Santianën nuk do të flasë më dhe se është e pafytyrë.

“E pafytyrë, e pafytyrë ka me qenë, është Santiana. E kam ditur se është e pafytyrë. Mos e pafsha më kurrë. Të ma fshij numrin. Të më bëj bllok më së miri”, u shpreh James.

E njëjta në vazhdim tha: “Ajo bajate. Mos më fol më kurrë. Njerëzit e kanë parë”.

Lexo edhe:  A do t’i paguajnë 500 euro për ta parë Luizin nga afër në finale? Flasin kosovarët