E jashtëzakonshme: Ushtarët e FSK-së nga Mitrovica zënë vendin e dytë në garën e 111 ekipeve botërore në Mbretërinë e Bashkuara

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ekipi i saj ka zënë vendin e dytë në një garë ndërkombëtare, ku morën pjesë 111 ekipe nga 36 vende të botës, shkruan Jepi zë.
Ushtarët kosovarë u shpërblyen me medaljen e argjendtë në garën “Cambrian Patrol”, e cila është tejet sfiduese për ekipe ushtarake.
“Gara ‘Cambrian Patrol’ është një nga garat më sfiduese në botë, ku ekipet kalojnë nëpër detyra sfiduese ushtarake si përgatitje taktike, përballje me rreziqe CBRN, operacione mjekësore, rikonicion dhe zbulim të forcave, sulm, eksploziv dhe fushë e minuar, kalim i pengesave ujore, caqe te artilerisë fushore, dhe përballje me situata të burgosurve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
FSK-ja në garë mori pjesë me ekipin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore, të cilët, njofton ushtria, treguan angazhim të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë gjatë procesit të realizimit të garës.
Lexo edhe:  Aksident rëndë tek “udhëkryqi i aksidenteve” mes një veture me targa serbe dhe një veture me targa kosovare