E goditi me mjet të fortë, ky është gjakovari që e bëri nënën për spital në Gjakovë
Mbrëmë u raportua për një rast të rëndë në Gjakovë, ku një nënë u rrah keq nga djali i saj 37-vjeçar. Si pasojë e lëndimeve të marra nga goditjet me mjet të fortë, 63-vjeçarja u dërgua në spital, ndërsa i dyshuari u arrestua.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që ra në prangat e Policisë është Besmir Gashi.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që 63-vjeçarja kishte me djalin e saj, i cili vazhdimisht i kishte shkaktuar telashe.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Gashi është dërguar në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.