E dyshuara pranon se e goditi për vdekje kunatën në Dragash

E dyshuara që vrau motrën e burrit në fshatin Kuk të Dragashit, ka pranuar se ka kryer vrasjen.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhet se e dyshuara është në ndalim.

“Sektori Rajonal i Hetimeve pas kryerjes së ekzaminimit mjekoligjor nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, me urdhër të prokurorit kanë ri intervistuar kunatën  e viktimës, të dyshuarën N. A e lindur në vitin 1958. Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen”, thuhet në njoftim.

Rasti fillimisht ishte kualifikuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa tash është rikualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Lexo edhe:  Burri i jep dajak gruas para syve të fëmijëve në Fushë Kosovë, ia merr edhe telefonin për të mos njoftuar policinë