Dhjetëra serbë bllokojnë rrugën në Merdare, afër pikës kufitare

Një grup i serbëve e kanë bllokuar sonte rrugën kryesore drejt vendkalimit në Merdare.

Rruga është e bllokuar nga drejtimi i Kurshumlisë drejt vendkalimit Merdare.

Atje janë vendosur kamion dhe traktorë për të bllokuar rrugën, raporton Kosovo Online.

Siç kanë thënë ata, kanë bllokuar rrugën në shenjë mbështetjeje për serbët nga veriu i Kosovës, ndërsa komunikacioni aktualisht është i bllokuar në të dy drejtimet.

Lexo edhe:  Çfarë po ndodh mes dyshes? E ftuar në ditëlindjen e Meritonit, Vesa nuk i lëshon dorën Romeos edhe në prani të Heidit