“E drejtoi shikimin tek ne, me zë të ulët filloi të reagojë” – mjeku i Gjilanit rrëfen për kthimin në jetë nga vdekja klinike e 56 vjeçarit

Kthimi në jetë nga vdekja klinike e 56 vjeçarit nga Remniku i Vitisë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ndonëse për mjekët po cilësohet si fenomen rutinore, për shumë nga ne u cilësua si një mrekulli.

Për këtë, Insajderi ka intervistuar njeriun i cili kishte rolin kyç në shpëtimin e jetë së këtij qytetari. Specialistin e mjekësisë emergjente në Spitalin e Gjilanit, Begush Canën.

Nga dhoma ku u zhvilluar gjithçka shpjegoi në detaje se si u pranua pacienti e simptomat e para që kishte. Doktori ka treguar edhe për mobilizimin që patën si ekip reanimuese, në krye të cilit qëndronte ai.

Rruga drejt shpëtimit nuk ishte aspak e lehtë. Disa herë u goditë me duar e pajisje mjekësore gjoksi i pacientit derisa reagoi, për ndjesinë rrëfen mjeku.

Por, si u veprua tutje kur gjendja e pacientit filloi të përmirësohej, cili ishte reagimi i parë si ekip, e mbi të gjitha si ishte reagimi i parë, i 56 vjeçarit?

Ndërkohë, mjeku tregon edhe për raportin me familjarët e pacientit, se cili ishte reagimi i tyre kur iu dha lajmi i mirë?

Deri kur ka qëndruar 56 vjecari në Spitalin e Gjilanit për trajtim e si u veprua tutje?

Teksa na foli për ndjenjë që e kaplon kur shpëton jetë, doktor Cana shprehu edhe një dëshirë.

Lexo edhe:  Ish-gazetari kosovar: Në Kosovë është situatë sikurse para trazirave të marsit 2004