“E dinë të gjithë me ça merresh ti”, degradon debati në BBVA
Dy banorët e Big Brother Vip Albania, Erjola dhe Romeo janë përplasur sot ashpër me njëri-tjetrin.
Debati degradoi deri në ofendime dhe tone të larta.
“O Romeo po ik se e dimë të gjithë me ça merresh ti për t’u njohur”, iu drejtua Erjola Romeos duke mos zbuluar më shumë.
Romeo nga ana tjetër mbeti i habitur dhe më pas pyeti Erjolën: “Me kë merrem unë?”
Banorët ndërkohë u përpoqën t’i qetësonin.