E diela do të jetë pune në Mitrovicë për disa javë

Raportimin e “Jepi zë” e konfirmoi edhe faqja zyrtare e Komunës.
Ata thonë se e diela do të jetë ditë pune deri më 15 janar.
Njoftimi i plotë i Komunës:
Duke marrë parasysh festat e fundvitit dhe ardhjen e një numri të madh të mërgimtrëve, kryetari i komunës z. Bedri Hamza, në bazë të rregullores nr.09/2023 për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores nr.07/2023 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës se veprimtarive afariste dhe veprimtarive tjera në Komunën e Mitrovicës së Jugut pezullon përkohësisht zbatimin e dispozitave të kësaj rregullore të cilat ndalojnë punën ditën e diel.
Bazuar në vendim të kryetarit Hamza, dita e dielë do të jetë ditë pune sipas orarit të rregullt të ditëve të punës.
Pezullimi i këtyre dispozitave bëhet nga data 15.12.2023 deri më 15.01.2024.
Lexo edhe:  Ky është 16 vjeçari që vdiq duke punuar në ara të Junikut