E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, ish nënoficeri i TMK-ës dhe Rreshter i Klasit të Parë i FSK-ës, Arsim Vishesella

Ka vdekur Veterani i UÇK-së, ish nënoficeri i TMK-ës dhe Rreshter i Klasit të Parë i FSK-ës, Arsim Vishesella.

Kështu ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Shtime, shkruan Jepi zë.

Njoftimi:

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin se ka ndërruar jetë Veterani i UÇK-së, ish nënoficeri i TMK-ës dhe Rreshter i Klasit të Parë i FSK-ës, Arsim Vishesella.

Të prekur thellë nga kjo ikje e parakohshme e bashkëluftëtarit tonë, Arsimit, njeriut të urtë e të sjellshëm, i cili gjithmonë shpërndante pozitivitet dhe energji, ai dha një kontribut të çmueshëm në shtetndërtimin e Kosovës. Shërbeu me dinjitet në Trupat e Mbrojtjes të Kosovës si vazhdimësi e UÇK-së dhe vazhdoi të shërbejë në Forcën e Sigurisë së Kosovës deri në momentin kur shëndeti i tij u përkeqësua.

Arsimi luftoi me guxim, por ishte e pamundur të triumfonte mbi sfidat që i paraqiti jeta. Sot, ne jemi të pikëlluar! Arsimi ju bashkuar bashkëluftëtarëve të tij dhe Dëshmorëve të Kombit.
Do të mbetesh i paharruar në zemrat tona, Arsim!

Për ceremoninë e varrimit do t’ju njoftojmë më vonë.

Ngushëllime familjes Vishesella, të gjithë veteranëve të UÇK-së dhe kolegëve të tij.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Lexo edhe:  Nëna e 4 fëmijëve varroset e gjallë, rojet e dëgjojnë duke kërkuar ndihmë