E dhimbshme: Vdes trajneri i klubit shqiptar, vuante nga një sëmundje e rëndë
Ka vdekur në moshë të re një nga trajnerët e klubit shqiptar Shkëndija Haraçinë, Mervan Iljazi.
Lajmin e ka konfirmuar klubi dhe familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
I ndjeri humbi jetën pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
“All-llahu të shpërbleftë me Xhenet o vlla, na përvlove shpirtin, familjes sabrin insha Allah” – thuhet në njoftimin e klubit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.