E dhimbshme: Prishtinasi rrah keq nënën e tij të moshuar, e bën për spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar 70-vjeçarja e cila ka deklaruar se djali i saj e ka rrahur keq, duke e goditur me grushte. Si pasojë e dhunës së përjetuar ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit gjatë vikendit