E dhimbshme për familjen Kiqina: Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në fshatin Baicë në Drenas, ku një grua u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj dhe akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Drita Kiqinën, rreth 40-vjeçare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se e njëjta ka ndërruar jetë.

Viktima u gjet në banjon e shtëpisë dhe sipas informacioneve të para, trupi dyshohet se ka qëndruar aty për një kohë të gjatë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Digjet një banesë në Fushë Kosovë nga fishekzjarret