E dhimbshme për familjen Hoti në Skënderaj: Nënë e bir vdesin brenda tre ditësh

Një ngjarje e rëndë ka goditur familjen Hoti nga fshati Polac i Skënderajt. Brenda vetëm tre ditësh, kjo familje ka humbur dy anëtarë të saj – nënë e bir.

Fillimisht, tre ditë më parë ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së, Haradin Hoti, ndërsa sot ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Hajrije Hoti, duke e thelluar dhimbjen për familjarët dhe të afërmit.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familja Hoti.

Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës Hajrije Hoti do të bëhet sot në orën 15:00.

Lexo edhe:  Vuçiq: Në javët e ardhshme pres presionet më të rënda deri më tani