E dhimbshme: Nëna nga Rahoveci e gjen të vdekur djalin e saj, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka gjetur pa shenja jete djalin e saj në shtëpi.

Rasti ka ndodhur dje në Rahovec rreth orës 12:30.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar se e ka gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij djalin e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, njoftoj policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit  me urdhërin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e sotme