E dhimbshme: Ky është punëtori i ndërtimtarisë që humbi jetën pasi u rrëzua nga skelet në Veternik
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Veternik të Prishtinës, ku te qendra tregtare “Albi Mall”, një punëtor i ndërtimtarisë është rrëzuar nga një objekt derisa po punonte dhe për pasojë ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është shtetasi i huaj Nita Cristian-Mihail (rreth 49-vjeçar).
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i emergjencës në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, ku Njësia e Krim-Teknikës dhe Njësia e Hetimeve Rajonale kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se në vendngjarje ndodheshin edhe katër persona të tjerë, të cilët kanë dhënë dëshmi si dëshmitarë.
Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të rastit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar në lidhje me vazhdimësinë e kësaj ngjarjeje tragjike.