E dhimbshme: Ky është personi që vdiq sot pasi u godit nga një kamion

U raportua sot për një aksident që ka ndodhur me fatalitet në fshatin Sekiraçë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, i ka thënë portalit Llapi.info se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një biçiklist, për pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit, ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

Llapi.info mëson se tashmë i ndjeri që ka humbur jetën është Sabri Aliu.

Untitled design – 1

Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Lexo edhe:  Zbulohet shkaktari i zhurmës së madhe që u dëgjua mbrëmë në Prishtinë