E dhimbshme: Ky është i moshuari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë, jetonte i vetëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Vushtrria’ në Prishtinë, ku një person i moshuar është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Mehmet Husa, 73-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një grua ka raportuar rastin, duke thënë se ka një javë që nuk ka kontaktuar me të ndjerin i cili jetonte i vetëm pa përkujdesjen e askujt dhe dyshon se diçka mund të mos jetë në rregull.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku bashkë me familjarët kanë hyrë brenda shtëpisë ku jetonte viktima dhe kanë hasur në trupin e tij të shtrirë përtokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi mjekësori i Emergjencës, me ç’rast mjeku ka konstatuar vdekjen e të moshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Goditja e dy fëmijëve nga rryma – Deklarohen nga KEDS-i