E dhimbshme: Ky është 51-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës së tij në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në qytetin e Pejës, ku në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Muqë Lulaj’ është gjetur pa shenja jete një person. E në afërsi të trupit të pajetë, u gjet edhe një revole me 15 fishekë dhe një gëzhojë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Bajram Lajqi, 51-vjeçar, i cili sipas informacioneve të para dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që i ndjeri ishte gjetur i shtrirë dhe i gjakosur.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet për shenjat vitale të viktimës dhe më pas mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë me leje e cila ishte në pronësi të të ndjerit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe dëshmitë e familjarëve të Lajqit, të cilët e kishin gjetur të ndjerin pa shenja jete.

Bazuar në dëshminë e tyre, i ndjeri një vit më pas kishte pësuar sulm në tru dhe si pasojë e kësaj kishte me mbetur me pengesa në të folur. E kjo sipas tyre i ka shkaktuar atij një gjendje të rëndë emocionale, pasi që të njëjtit kanë pohuar se kryefamiljari i tyre tash e një kohë vuante nga depresioni.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Aksident në autostradën Prishtinë-Prizren, rrotullohet një veturë