Ky është 50 vjeçari që u gjet i vdekur sot në shtëpinë e tij në Mitrovicë

Bekim Bislimi, u gjet pa shenja jete mëngjesin e së martës në shtëpinë e tij në Mitrovicë, shkruan 02 press.

Lajmi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, rast të cilin e ka cilësuar si të dyshimtë.

Trupi i pa jetë i 50 vjeçarit është dërguar për obduksion.

Raporti i plotë:

Vdekje e dyshimtë
Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar.
Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Zbardhet ngjarja| 56-vjeçarin e vrau i biri, vendosi lëndën plasëse në sobën me gaz