E dhimbshme: Ky është 10 vjeçari që vdiq tragjikisht dje në Treboviq të Pejës

E diela ka qenë ditë e rëndë për familjen Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit.

Djali i tyre, Leonisi ka humbur jetë papritmas gjersa ishte mysafir tek disa familjarë në fshatin Treboviq të Pejës.


10 vjeçari dyshohet se humbi jetën duke rënë nga ballkoni i një shtëpie.

Familja Sadikaj ka njoftuar se varrimi i djalit të tyre do të bëhet sot nga ora 14:00 në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Sulmohet me mjet shpërthyes Policia e Kosovës në veri