E dhimbshme: Kjo është këmbësorja që u aksidentua për vdekje mbrëmë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë

Mbrëmë një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.

Si pasojë e këtij aksidenti e lënduar ka mbetur edhe ngasësja e automjetit, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Mësojmë se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

Lexo edhe:  “Dy herë brenda ditës më kanë kërkuar para…” – rrëfimi i kosovarit që u mashtrua dhe u pagoi 150 mijë euro mashtruesve