E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë, jetonte e vetme

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Esat Berisha”, ku një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e saj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është 56-vjeçarja, Azemine Rexhepi.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, e ndjera jetonte e vetme, teksa nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.”

/GazetaSinjali/

Lexo edhe:  Pas presionit ndaj minatorëve, tani i detyrojnë të punojnë vikendeve duke nënshkruar kinse po e bëjnë me vetëdëshirë