E dhimbshme: Humb jetën në QKUK gruaja që u rrëzua aksidentalisht para 1 jave në një lokal në Ferizaj
Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot ka ndërruar jetë gruaja që ishte rrëzuar aksidentalisht në një lokal në Ferizaj dhe për pasojë kishte marrë lëndime të rënda trupore. E ndjera nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq sot, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Xhevrije Tmavën, 68-vjeçare,vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në repartin ku po trajtohej.
Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Policia, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
E nderja ishte lënduar më 1 qershor në mesditë, në fshatin Lloshkobare, ku derisa ndodhej në një lokal, nga pakujdesia ishte rrëzuar, duke pësuar plagë serioze.
Që nga ajo ditë, 68-vjeçarja trajtohej në spital, por përkundër intervenimit nga ana e mjekësve ajo nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe shkolla “Shkëndija” në Hajvali, ku e njdera kishte punuar si sektreare.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtë për vdekjen e ish sekretares së shkollës sonë, Xhevrije Tmava!
Puna afërsia dhe nderi bënë që ajo të shquhet dhe të mbetet gjithmonë si shembull i punës së palodhshme. Xheva ishte e nderuar nga të gjithë dhe ishte e dashur për të gjithë. Ajo sot po ndahet vetëm fizikisht, sepse do të mbetet gjithmonë në mesin tonë.
Në emër të stafit të shkollës, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!
Dritë pastë për shpirtin e saj, dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë si një njeri me merita të mëdha!”, thuhet në njoftim.