E dhimbshme: Gruaja nga Klina që 24 vite djalin e zhdukur, jeton veç me 170 euro pension
Raze Murmullaku, e cila jeton në fshatin Dushi i Vogël, të Klinës tash e 24 vite jeton në një terr informativ për djalin e saj Bashkimin që forcat serbe ia ndanë nga gjiri.
Jeta për të nuk kishte qenë aspak e lehtë, ku ndër të tjerash Raze na rrëfen për të kaluarat e saj.
Jeta e saj ndryshoi qysh në fillim të luftës, ku po në atë vit bashkëshorti i ndërroi jetë në ditën e Bajramit në xhami. Por, kjo nuk ishte e vetmja situatë e trishtë me të cilën u përball Raza, pasi që pak muaj më vonë forcat serbe ia morën djalin.