E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një grua në Drenas, familjarët njoftojnë Policinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite në një familje në fshatin Gradicë të Drenasit, ku një grua është gjetur pa shenja jete. E ndjera, sipas informacioneve të para ka vuajtur nga disa sëmundje, por ende nuk dihet shkaku i vdekjes, prandaj kanë nisur hetimet.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se e ndjera u gjet e vdekur në orët e mëngjesit, me ç’rast familjarët njoftuan menjëherë Policinë e Autoambulancën. Sinjali mëson se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Lexo edhe:  Frikë nga arrestimi apo trika si në ‘Venom’, Noizy thotë se e ka anuluar koncertin në ‘Stop’ në Gjilan