E dhimbshme: 38 pula i vidhen një grua

Një gruaje nga Klina i janë vjedhur nga koteci 38 pula.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 09:25 në fshatin Drenoc të Klinës.

Nga PK-ja kanë thënë se rastin e ka raportuar një grua e cila ka thënë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj.

“Fshati Drenoc, Klinë 18.12.2022 – 09:25. Ankuesja femër kosovare raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj dhe nga koteci i janë vjedhur 38 copë pula”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë

Lexo edhe:  Iftari i Imamit kosovar bën bashkë Kurtin, ambasadorët dhe figura të njohura