E denoncoi për dhunë burrin dhe vëllain – lajmërohet Teuta Selimi

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain, raportoi ekskluzivisht sot Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por siç raportoi sot Sinjali, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Me siguri të gjithë kanë qenë një pritje për një reagim nga vetë këngëtarja lidhur me lajmin që bëri bujë kudo nëpër rrjet. Një i tillë ka ardhur por në fakt nuk është një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Ajo ka publikuar një poster teksa njofton për një koncert që do të zhvillojë në Zvicër.

 

Lexo edhe:  Tragjedia në Itali, 18-vjeçari shqiptar shkoi të flinte dhe nuk u zgjua më