E çoi djalin të takohej me babanë në Qendrën sociale, kanoset një grua në Prishtinë

Një ankuese ka raportuar në polici se është kanosur nga bashkëshorti.

Sipas deklaratës së viktimës, derisa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta dërguar fëmiun e saj të takohet me të atin, është kanosur nga ky i fundit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:02, raporton Indeksonline.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo edhe:  Krenari: Vajza e heroit Ilaz Kodra diplomon në master me notën 10, suksesin ia dedikon babit të saj