Dyshoi se po e tradhton me disa persona, Llapjani e ngreh zhag për flokëve dhe e dëbon nga shtëpia gruan!
Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti në Podujevë, të cilët u përleshën pas mosmarrëveshjeve, me ç’rast burri e dëboi me forcë nga shtëpia bashkëshorten e tij.
Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Letanc të Podujevës para disa ditësh, por Prokuroria është vënë në dijeni tek sot për rastin pas denoncimit të bërë nga viktima e rastit.
Më poshtë detajet e ngjarjes
Burimet e Sinjalit thonë pas debateve të vazhdueshme mes çiftit, burri i dyshuar e ka dëbuar gruan e tij, duke e ngrehur zhag për flokëve derisa e ka larguar nga shtëpia.
Situata dyshohet se u tensionua pas akuzave të burrit se gruaja e ka tradhtuar me disa persona. Nga deklarata e viktimës së dhënë në Polici është kuptuar se ata kanë pasur probleme edhe më herët, pasi bashkëshorti i saj kishte dyshuar se ajo po komunikon me një burrë në rrjete sociale, por një eskalim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Gruaja e ka njoftuar Policinë se posa burri e ka dëbuar, ajo ka shkuar të jetojë të familja e saj në Vushtrri, ndërsa 3 fëmijët kanë mbetur me babain.
Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur bashkëshortin e dyshuar, i cili në stacion policor është përballur me denoncimin kundër tij.
Pretendimet e viktimës janë konfirmuar pasi ai e ka pranuar se e ka larguar gruan nga shtëpia, duke rrëfyer për dyshimet mbi tradhtinë.
Pas përfundimit të intervistimit, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si ‘Dhunë në familje’.