Dyshohet se një 18 vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqe në Gjermani

Një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, raportohet se ka mbetur i vdekur në një liqe në Gjermani.

Sipas njoftimeve nga familjarë e miq të tij, thuhet se viktima është Ardian Osmani nga Podujeva.

“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.

Ndërkaq, mediumi lokal “Llapi.info”, raportoi se për vdekjen e Ardianit ka njoftuar edhe vëllai i tij, Armendi.

Lexo edhe:  U fjalos me gruan e tij, 50 vjeçari e rrah e bën llom kunatën