Dyshohet se ngacmonte e përcillte një vajzë, arrestohet burri nga Prishtina

Një burrë nga Prishtina është arrestuar pasi që dyshohet se ka ngacmuar dhe përcjellë në vazhdimësi një vajzë.

Sipas Policisë rasti është raportuar të mërkurën nga vetë vajza.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke e ngacmuar dhe duke e përcjellë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë

Lexo edhe:  Grabitje e armatosur në Skenderaj: Drenicasi e kap hajnin në flagrancë, kacafytet me të derisa intervenon Policia