Dyshohet se “Civilna Zastita” po vëzhgon automjetet që hyjnë në Veri

Situata aktuale në Veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e qetë. Për sot ishte paraparë që të hyj në fuqi faza e re për targat që përfshinte gjobitjen.

Mirëpo, mbrëmë pas mesnate kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se me kërkesë të ambasadorit amerikan në Kosovë e ka shtyrë për 48 orë fillimin e implementimit të këtij vendimi, për t’i dhënë mundësi arritjes së marrëveshjes.

Në anën tjetër, pas tërheqjes nga institucionet publike, dyshohet se “Civilna Zastita”, grup i strukturave paralele po vëzhgon automjetet që hyjnë në veri të vendit.

Një ekip i Indeksonline ndodhet në Veri të vendit për të raportuar në kohë reale për zhvillimet në atë pjesë të vendit.

Paraprakisht ishte paralajmëruar tensionim i situatës në momentin kur do të fillohej me gjobitje.

Lexo edhe:  Rrëfimi prekës i babait të futbollistit 14-vjeçar që humbi jetën rrugës për stërvitje