Dyshohet për një të vrarë dhe dy të plagosur, detaje të reja nga incidenti me armë në Podujevë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve që ka Sinjali edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ky incident me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipi mjekësor dhe njësitet policore ku po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali ka kontaktuar edhe komandantin e Policisë në Podujevë, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet, duke e ndalur telefonin.

Lexo edhe:  Pas babait, vdes edhe njëri nga djemtë e plagosur në Pejë