Dyshohet për helmim masiv në Serbi, 50 fëmijë bëhen për spital
Një helmim masiv i fëmijëve dyshohet të ketë ndodhur dje në Serbi.
Rreth 50 fëmijë serbë, të moshave nga pesë deri në 16 vjeç, ishin ankuar për probleme me stomakun, të vjella e diarre, transmeton klankosova.tv.
Të njëjtit ishin duke qëndruar në një hotel në qytetin e Krupanjës për stërvitje sportive, dhe ankesa për të tillat probleme shëndetësore, kishin edhe trajnerët e tyre nga Serbia dhe jashtë saj.
Sipas serbes Blic, të gjithë fëmijët me shenja të sëmundjes janë tashmë në dietë dhe ndihen mirë.
Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e ankesave, një hetim nga ekipet e Institutit serb për Shëndetin Publik në Shabac, ishin në teren për të kontrolluar situatën higjienike dhe shëndetësore të ushqimit, ujit dhe kushteve në të cilat fëmijët po qëndronin.