Dyshohet edhe për amerikanë të vrarë në sulmet e Hamasit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka informacione që në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit kanë mbetur të vrarë edhe shtetas amerikanë.

Ai ka deklaruar të dielën për CNN se raportet ende s’janë verifikuar, por zyrtarët e SHBA-së po e bëjnë këtë gjë tashmë.

“Fokusi ynë parësor është të sigurohemi që Izraeli të ketë atë që i duhet”, ka deklaruar Blinken.

Sipas të dhënave, mbi 600 izraelitë raportohen të vrarë nga sulmet e Hamasit, derisa mbi 2.000 të tjerë janë plagosur e shumë të tjerë janë rrëmbyer.

Ndërsa, autoritetet izraelite i kanë vrarë mbi 400 anëtarë të Hamasit.

Lexo edhe:  Kamberi kërkon nga ndërkombëtarët të parandalojnë çdo tentativë të Vuçiqit për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës