Dyshimet për dhunimin e 14 vjeçares nga pesë persona -Policia thotë se po bëhen hetime intesive

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e dhunimit që u raportua mbrëmë në Prishtinë.
Sipas policisë, në lidhje me këtë rast në bashkëpunim me prokurorinë kompetente janë duke u bërë hetime intensive.

Me vendim të prokurorit thuhet se viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndryshe mbrëmë u raportuar se një femër 14 vjeçare është droguar dhe më pas është dhunuar nga pesë persona të dyshimtë.

Rasti theksohet të ketë ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën Tirana në kryeqytet.

Lexo edhe:  “Krejt Drenica kanë me m’ardhë n’varrim” – fjalët e fundit të Faton Hajrizit në Tik-Tok