Dyshime për varreza, persona të panjohur gërmojnë një pronë private në Suharekë

Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur në fshatin Maqitevë të Suharekës, ku persona të panjohur dyshohet se kanë gërmuar në pronën private të një familjeje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 40-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se kjo është hera e dytë që në oborrin e shtëpisë së familjes së saj ku ajo kishte jetuar deri në kohën e luftës, janë hapur gropa të mëdha dhe të thella.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, arsyeja përse po ndodh kjo mund të jetë se në kohën e paraluftës në atë lokacion ka pasur shenja të varrezave të vjetra dhe dyshohet se të njëjtat kanë qenë varreza ilire.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Dëmtim i varrezave apo kufomave’.

Lexo edhe:  Ramush Haradinaj n’Mejdan: E akuzon Kurtin si tradhëtar të lidhur me “shërbime”