Aksion kundër bixhozit në Prishtinë dhe Pejë, arrestohen 10 persona sekuestrohen para e aparate

Policia e Kosovës ka realizuar së fundi një operaicon të gjerë në lidhje me arrestimin e personave të dyshuar dhe kontrollin e disa lokacioneve, për shkak të dyshimit se personat e dyshuar kanë qenë të përfshirë në veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Operacioni policor është realizuar në dy rajone: Prishtinë dhe Pejë.

“Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore”,thuhet në njoftimin për media.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 12 lokacione (vendbanime dhe lokale), janë ndaluar 10 persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar 15 persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.

Gjatë kontrollit edhe 6 të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Para të gatshme – 4,423.00 euro.

Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë

Telefona mobilë – 25 copë

Kompjuterë laptop – 2 copë

DVR – 2 copë si dhe

Materiale/dokumente relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhjetë (10) të dyshuarit e arrestuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  SHBA e dënon aksionin e policisë në Veri, kërkon të ndalet menjëherë