Dyshime për dallavere për një konkurs në Komunën që udhëheq Ramiz Lladrovci
Një konkurse për staf të QKMF-ve të Drenasit ka ngritur dyshime për mënyrën e përzgjedhjes së stafit mjekësor.
Sipas opozitës në komunën e Drenasit, testi për këtë konkurse u përpilua në mënyrë që të pranohen të afërmit e zyrtarëve komunalë. Lidhur më këto akuza, ka heshtur Komuna e Drenasit.
Konkursi ishte hapur në shkurt të këtij viti. Për çka edhe 249 kandidatët iu kishin nënshtruar testimit më shkrim.
I tërë procesi i konkursit për pozitat, mjek, stomatolog, infermier, laborantë, teknik të farmacist duket se kishte shkuar në rregull, deri në momentin kur rezultatet e testimit u bënë publike
Këtu pati pakënaqësi nga ata që nuk u pranua.
Të cilët hallin e tyre e treguan jo tek kryetari aktual i komunës por tek një ish kundërkandidat i tij.
“Pyetjet shumica e këtyre pyetjeve janë të nivelit më të lartë se sa që korespodon më pozitën që kanë aplikua, kjo është në kundërshtim më rregulloren, pastaj sipas ligjit për zyrtarët publik komisioni duhet të jetë prej 5 anëtareve ata kanë qenë vetëm tre, pastaj në këtë konkurs nuk është rujtur identifikimi I kandidatëve por është kërkuar që në test të shkruhet emri dhe mbiemri” ka thënë Driton Ajazi-ish-kandidatë për kryetarë të Komunës së Drenasit.
Ajazi që dikur ishte pjesë e partisë në pushtete në Drenas dhe tash në cilësinë e opozitarit, thotë se ata që janë pranuar në punë nuk kanë nivelin e duhur të arsimit dhe se janë të afërt me pushtetin lokal.
“Ka kandidatë që ka qenë pjesë e testimit dhe ka pas përvojë pune 10 vjeçare dhe më kualifikim dhe pastaj ka pas kandidatë që kanë shërbye në mënyrë vullnetare gjatë pandemisë dhe asnjë nga këta nuk janë pranuar por janë pranuar kandidatë më vetëm shkollë të mesme dhe me asnjë ditë përvojë pune, pra janë pranuar ata që kanë qenë të afert ose familjarë më persona brenda Komunës së Drenasit” ka thënë Driton Ajazi-ish-kandidatë për kryetarë të Komunës së Drenasit.
Por përgjigje rreth dyshimeve të ngritura në këtë konkurs, pushteti lokal ka zgjedhur të heshtë.
Ankesa lidhur më pakënaqësitë e testimit i cili ishte përpiluar nga drejtoria e shëndetësisë në këtë komunë se bashku me ekspert të mjekësisë, kanë paraqitur shtatë persona.