Dy vëllezër rrihen mes vete, përfundojnë në ndalim policor

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat, por ndodhë që edhe anëtarët e tjerë të përfshihen në konflikte. Kështu ndodhi mbrëmë në Gjakovë, ku u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se këtë herë në sherr janë përfshirë dy vëllezër, të cilët janë rrahur mes vete.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit fillimisht kanë pasur një debat verbal, por si pasojë e mosmarrëveshjet, kanë eskaluar në përleshje fizike.

Për pasojë, vëllezërit e dyshuar i kanë shkaktuar njëri – tjetrit lëndime trupore.

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndalur në mbajtje.”.

Lexo edhe:  Ky është i riu që dyshohet se sulmoi fizikisht policin në Vushtrri, dërgohet në mbajtje