Dy të rinj shqiptarë hedhin mobiliet nga ballkoni, ministri publikon pamjet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë publike pamjet e një ngjarje të pazakontë, ku dy persona hedhin nga ballkoni mobiljet e vjetra. Pas kallëzimit të banorëve të pallatit për prishje të qetësisë publike dhe ndotje të mjedisit, policia i ka arrestuar dy autorët.

“Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. TURP! Policia e Shtetit Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit”,-shkruan Balla.

 

Lexo edhe:  Ende mister vrasja e Liridonës, eksperti befason me deklaratën: Naim Murseli mund të jetë rekrutuar nga Serbia apo Rusia