Dy të panjohur e fusin me zor në veturë një vajzë dhe e sulmojnë seksualisht

Një vajzë ka njoftuar policinë se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me 28 gusht, dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku është sulmuar seksualisht.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM SEKSUAL/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Lexo edhe:  Pamje nga Lipjani, ku dyshohet për një të plagosur / Autoambulanca në vendngjarje