Dy të mitur rrahen “fort” në Skenderaj, bëhen për spital nga përdorimi i thikës
Sot dy të mitur kanë qeruar hesapet e tyre mes veti në qytetin e Skenderat.
Pas rrahjes të dy janë bërë për spital për shkak të lëndimeve që kanë marrë, shkruan Jepi zë
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajon e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj.
Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të ĺënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë
Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve” ka thënë Zahiti për Jepi zë.