Dy të lënduar në aksident trafiku në Mejë të Gjakovës, Policia jep detaje

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot gjatë ditës në Mejë të Gjakovës.

Mbi rastin ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Ai ka deklaruar se si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.

“Rreth orës 12:45 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Mejë. Policia iu ka përgjigjur rastit, ku i përfshirë ka qenë një automjet. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor” ka deklaruar Elezi.

Sinjali sot ka raportuar edhe për një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku për pasojë ka humbur jetën një person ndërsa kanë mbetur të lënduar tre të tjerë dhe sipas Policisë njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë.

Lexo edhe:  Vdes 65-vjeçari, u shtyp brenda kamionit të mbeturinave në Shqipëri