Dy policët e suspenduar janë ish-ushtarë të UÇK-së, dalin me reagim të përbashkët

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga puna të dy zyrtarëve policorë.

Kjo pasi ata dyshohen të kenë tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.

Ky vendim i IPK-së ka ardhur pas informacionit të marrë nga Policia e Kosovës në Suharekë. Dy policët paraprakisht kishin intervenuar ne një incident.

“Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forces”, thuhet në njoftim e IPK-së.

Gazeta Enigma ka arritur të siguroj emrat e dy policëve. Ata janë Blerim Kuqi dhe Flurim Pirku.

Të dy ish- ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas vendimit të IPK-së ata kanë dalë me një reagim të përbashkët, ku kanë thënë: Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës.

 

Lexo edhe:  Studentja me lot në sy i thotë profesorit: Ti më ke thënë a dëshiron të të bëj masazh