Dy persona të panjohur i vënë flakën një veture në rent a car ‘Fatosi’ në Prishtinë
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate në një rent a car në Prishtinë, duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale.
Sinjali mëson se persona të panjohur dyshohet se i kanë vënë flakën një veture në rent a car ‘Fatosi’, çka ka bërë që në vendin e ngjarjes të dalin njësitë relevante.
Ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin dhe kanë arritur që ta shuajnë atë, teksa njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë hapësirën e biznesit, ku janë parë dy persona të panjohur, teksa kanë thyer derën e një veture dhe të njëjtën e kanë lyer e lëndë djegëse.
Bazuar në dëshminë e pronarit, dëmi kap vlerën e rreth 20 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.